Skip links

INFOTelecom ftohet në takimin e biznesit të kompanisë LONGi në Madrid

Drejtuesit e lartë të INFOTelecom morën pjesë në takimin ndërkombëtar “Leading into infinity”, organizuar në Madrid nga kompania lider në rang global për sistemet e energjisë diellore, LONGi. INFOTelecom, si pjesë e strategjisë korporative për të sjellë mundësitë dhe sistemet më bashkëkohore teknologjike në fushën e telekomunikacionit dhe energjisë, aktualisht bashkëpunon me LONGi-n në projektin GreenNat Solar Park në zonën e Ballshit.

Drejtori Ekzekutiv i INFOTelecom, njëherazi Kryetar i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj dhe drejtuesi i lartë Arben Margilaj u takuan dhe biseduan për bashkëpunimin aktual dhe mundësitë e reja me drejtuesit më të lartë të LONGi-t.

Në këtë takim, u paraqitën edhe mundësitë e investimit në fushën energjisë së pastër diellore në Shqipëri. Drejtuesit e LONGi-t konfirmuan gatishmërinë për të bashkëpunuar me INFOTelecom në projekte të reja. Ata prezantuan për kompanitë evropiane të kësaj fushe sistemet e tyre më të reja të paneleve diellore dhe sistemeve digjitale.

Gjatë takimit dhe në prezantimin e përbashkët, z. Marin Gjonaj theksoi rëndësinë që INFOTelecom i jep investimeve të teknologjisë më të fundit. “Jemi të lumtur nga bashkëpunimi me LONGi, dhe shpresojmë që ta shtrijmë këtë bashkëpunim edhe në projekte të tjerë” tha z. Gjonaj