Skip links

Ambasadorja e Zambias në Shqipëri, H.E. znj. Patricia Chisanga Kondolo vizitoi Gjonaj Group Holdings dhe u takua me Kryetarin e Bordit z. Marin Gjonaj.

Ambasadorja e Zambias në Shqipëri, H.E. znj. Patricia Chisanga Kondolo dhe stafi i saj vizituan Tiranën për t’i dorëzuar Letrat Kredenciale Presidentit të Shqipërisë. Gjatë vizitës së saj, Ambasadorja Kondolo vizitoi Grupin Gjonaj dhe u takua me Kryetarin e Bordit, z. Marin Gjonaj, njëkohësisht edhe CEO i INFOTelecom.

INFOTelecom ka marrëdhënie dhe bashkëpunime të drejtpërdrejta biznesi në Zambia. Aktualisht, kjo kompani bashkëpunon me operatorin Zambian të telekomunikacionit Zamtel dhe gjithashtu me tre operatorët e tjerë të telekomunikacionit në Zambia. INFOTelecom ka një prani të fortë në Afrikë në fushën e telekomunikacionit.

Z. Gjonaj i uroi mirëseardhjen zonjës Ambasadores në Gjonaj Group dhe bëri një prezantim të grupit të kompanive dhe veprimtarive të biznesit që INFOTelecom ka në Zambia.

“Do të ishim shumë të lumtur të kishim bashkëpunime të mëtejshme dhe projekte të reja me interes të përbashkët me biznesin në Zambia. Ne kemi bashkëpunime të suksesshme në fushën e telekomunikacionit, ku shohim potencial të madh, por do të ishim shumë të lumtur të shihnim edhe fusha të tjera si energjitika”, tha z. Gjonaj.

Ambasadorja Kondolo shprehu kënaqësinë e saj për fillimin e një periudhe të re të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Zambia përkujton 60-vjetorin e Pavarësisë dhe po punon për ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve më të forta ndërkombëtare. Ne dëshirojmë shumë që të krijojmë ura komunikimi ndërmjet kompanive dhe investitorëve, në mënyrë që të zhvillohen mundësi të reja”, tha ambasadorja Kondolo. Ajo shtoi se është shumë e lumtur që bizneset shqiptare kanë gjetur mënyrën e bashkëpunimit me biznesin në Zambia.

Që nga fillimi i aktiviteteve të saj, Gjonaj Group Holdings ka qenë e fokusuar në zhvillimin e operacioneve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tani më shumë se 80% e të gjitha aktiviteteve të biznesit janë në nivel ndërkombëtar.