Skip links

JEMI NË KËRKIM TË NJË KOLEGU TË RI NË POZICIONIN “MONITORUES KAMERA SIGURIE/ OPERATOR SALLE MONITORIMI”

Pozicioni:Monitorues Kamera Sigurie/ Operator Salle Monitorimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Detyrat Kryesore:

  • Mbikëqyr dhe monitoron pa ndërprerje sallën e monitorimit, mbi funksionimin e sistemeve te kamerave;
  • Kryen njoftimin tek strukturat përkatëse nëpërmjet telefoni për raste kur evidentohen problematika apo incidente të ndryshme;
  • Përgatit raport të qartë përmbledhës ditor, si dhe për raste të veçanta të incidenteve të ndeshura;
  • Përdorimi i iniciativës dhe gjykimit të pavarur brenda udhëzimeve të përcaktuara  nga eprori direkt;
  • Evidenton te gjitha problematikat qe krijohen për sistemet e sigurisë dhe informon në kohë personat sipas varësisë;
  • Plotëson hyrje/daljet e punonjësve dhe mjeteve në kantier;
  • Zbaton çdo ditë procedurat e sigurisë si dhe shikon funksionimin e sistemit të kamerave;
  • Monitoron sistemin SCADA të projekteve, dhe njofton Dep.Teknik në rast problematikash,
  • Bashkëpunon dhe koordinon punën me sektorët përkatëse dhe me punonjësit e turnit tjetër.

Kualifikimet:

  • Etikë të lartë në punë dhe integritet te lartë në punë;
  • Njohja shumë e mirë e paketës Office.

Të tjera:

  • Puna është me 3-turne (Për studente/studentë);
  • Paga e kënaqëshme dhe kushte sipas Kodit të Punës.

 

Na kontaktoni duke dërguar CV-në tuaj në:

Email[email protected]
Telefon/WhatsApp: +355 68 401 6349