JEMI NË KËRKIM TË NJË KOLEGU TË RI NË POZICIONIN “DREJTUES KANTIERI”
Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Gjoricë, Dibër
Detyrat Kryesore:
- Ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, akte piketimi e kontrolli etj;
• Zgjidhjen e detajeve teknike në përputhje me projektin e zbatimit;
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipëmarrjes;
• Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
• Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
• Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi për punime në kantier;
• Aprovimin dhe kontrollin e materialeve që implementohen në kantier;
• Hartimin e preventit dhe situacioneve mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara.
Kualifikimet:
- Të zotërojë diplomë universitare në Inxhineri ndërtimi/Elektrike;
• Minimumi 2 vite eksperiencë;
• Aftësi shumë të mira menaxheriale;
• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
• I aftë të drejtojë dhe të motivojë stafin;
• Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
• Njohuri shumë të mira në Autocad dhe paketen Office;
• Njohuri të mira në gjuhën Angleze.
Na kontaktoni duke dërguar CV-në tuaj në:
Email: [email protected]
Telefon/WhatsApp: +355 68 401 6349
