Skip links

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj, panelist në Konferencën Ndërkombëtare “Shqipëria, Horizonti i Ri”, organizuar në Vjenë nga RBI

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj ka marrë pjesë i ftuar si panelist në Konferencën Ndërkombëtare “Shqipëria, Horizonti i Ri”, organizuar në Vjenë nga Raiffeisen Bank International dhe Raiffeisen Bank Shqipëri në bashkëpunim me Korporatën e Investimeve Shqiptare. Në këtë forum që u çel nga CEO i Raiffeisen International Johann Strobl, mori pjesë Kryeministri Edi Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të grupeve më të mëdha të biznesit nga Shqipëria dhe Austria, drejtues të agjencive publike, media, etj.

Në panelin për energjinë, Z. Gjonaj theksoi rëndësinë e mbështetjes nga institucionet publike për investimet në energjinë e gjelbër. “Kompanitë e Gjonaj Group janë pionierë në Shqipëri në fushën e investimeve në energjinë e gjelbër. Kemi projekte konkrete si GreeNNat Solar Ballsh me një kapacitet 100 MW dhe Solar Park Gjorica 40 MW, që janë kontributorë të mëdhenj në energjinë e pastër shqiptare” tha z. Gjonaj. Ai theksoi se Gjonaj Group mbetet i hapur për investime në Ballkan apo më gjerë, për bashkëpunime me biznesin austriak, ndërsa vlerësoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Raiffeisen Bank në Shqipëri.

~

The Chairman of the Board of Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj, has participated as an invited panelist in the International Conference “Albania, New Horizons”, organized in Vienna by Raiffeisen Bank International and Raiffeisen Bank Albania in cooperation with the Albanian Investment Corporation. This forum, which was opened by Raiffeisen International CEO Johann Strobl, was attended by Prime Minister Edi Rama, members of the government cabinet, representatives of the biggest business groups from Albania and Austria, heads of public agencies, the media, etc.

In the energy panel, Mr. Gjonaj emphasized the importance of support from public institutions for investments in green energy. “Gjonaj Group companies are pioneers in Albania in the field of investments in green energy. We have concrete projects such as GreeNNat Solar Ballsh with a capacity of 100 MW and Solar Park Gjorica with a capacity of 40 MW, which are major contributors to Albanian clean energy,” Mr. Gjonaj said. He emphasized that Gjonaj Group is always open to joint investments in the Balkans or beyond, for collaborations with Austrian business, while also appreciating the very good cooperation with Raiffeisen Bank Albania.

 

#GjonajGroupHoldings #RaiffeisenBankAlbania #KorporataeInvestimeveShqiptare