Skip links

Gjonaj Group Participates in the Japan–Albania Business Forum in Tokyo

The Chairman of the Board of Gjonaj Group Holdings, Mr. Marin Gjonaj, participated in the Japan–Albania Business Forum at the invitation of the Albanian Investment Development Agency (AIDA) and the Japan Institute for Overseas Investment (JOI). The forum was held at the premises of the Japan Bank for International Cooperation (JBIC) in Tokyo, where Mr. Gjonaj presented opportunities for cooperation with Japanese partners.

“Gjonaj Group, alongside its international operations in 13 countries worldwide, continues to invest in Albania and the Balkans in key sectors such as telecommunications and energy. I would like to highlight that here in Japan, our company Infotelecom cooperates with partners such as KDDI, S&BTS (part of SoftBank), and Rakuten Viber in the telecommunications sector. We are open to potential partnerships in these areas. Albania offers significant opportunities, and we invite Japanese partners to collaborate with us. We would like to thank AIDA, JOI, JBIC, and the Embassy of Albania in Japan for the invitation and the successful organization of this event,” Mr. Gjonaj stated.

The forum was also attended by representatives of the Albanian government, including the Deputy Minister of Infrastructure and Energy, Mr. Erlind Sulo, and the Deputy Minister of Economy and Innovation, Mr. Enkelejd Musabelliu, who encouraged greater attention from Japanese investors toward investment opportunities in Albania. The Ambassador of Albania to Tokyo, Mr. Ermal Muça, assured Albanian business groups and companies of full support in building strong partnerships with Japanese counterparts.

The Executive Director of AIDA, Ms. Laura Plaku Saro, delivered a presentation on investment opportunities in Albania. The forum also included remarks from the President of JOI, Mr. Kenichiro Kayashi, and the Director for Europe at Japan’s Ministry of Foreign Affairs, Mr. Shu Tamaura, who welcomed the Albanian business delegation and encouraged Japanese investors to actively explore opportunities in Albania.

As part of the forum, bilateral meetings and presentations were held with Japanese partners from various sectors who expressed interest in cooperation. Mr. Gjonaj also attended the reception hosted by JOI on this occasion.

~

Gjonaj Group merr pjesë në Forumin e Biznesit Japoni–Shqipëri në Tokio

Kryetari i Bordit Drejtues të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj, mori pjesë në Forumin e Biznesit Japoni–Shqipëri, me ftesë të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Institutit Japonez për Investimet e Huaja (JOI). Në mjediset e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC) në Tokio, z. Gjonaj prezantoi mundësitë e bashkëpunimit me partnerët japonezë.

“Gjonaj Group, krahas operacioneve ndërkombëtare të biznesit në 13 vende të botës, vijon investimet në Shqipëri dhe në Ballkan në fusha shumë të rëndësishme si telekomunikacioni dhe energjia. Dua të theksoj se këtu në Japoni, kompania jonë Infotelecom bashkëpunon me partnerë si KDDI, S&BTS, pjesë e SoftBank, Rakuten Viber etj., në fushën e telekomunikacionit. Jemi të hapur për bashkëpunime të mundshme në këto fusha. Shqipëria ka shumë mundësi dhe për këtë ftojmë partnerët japonezë që të bashkëpunojmë. Falënderojmë AIDA-n, Institutin Japonez për Investimet e Huaja (JOI), Bankën Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC) dhe Ambasadën e Shqipërisë në Japoni për këtë ftesë dhe për organizimin e suksesshëm”, tha ndër të tjera z. Gjonaj.

Në këtë forum morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare, zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, si dhe zv. ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, të cilët kërkuan më shumë vëmendje nga investitorët japonezë për mundësitë e investimit në Shqipëri. Ambasadori i Shqipërisë në Tokio, z. Ermal Muça, u garantoi grupeve të biznesit dhe kompanive shqiptare mbështetje të plotë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me partnerët në Japoni. Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Plaku Saro, bëri një ekspoze të mundësive të investimit në vendin tonë. Në këtë forum biznesi përshëndetën edhe Presidenti i JOI, Kenichiro Kayashi, si dhe Drejtori për Europën në Ministrinë e Jashtme Japoneze, Shu Tamaura, të cilët mirëpritën grupet e biznesit nga Shqipëria dhe inkurajuan investitorët japonezë për të qenë aktivë në Shqipëri.

Në kuadër të këtij forumi u zhvilluan takime dypalëshe dhe prezantime me partnerë japonezë nga fusha të ndryshme, të cilët shprehën interes për bashkëpunim. Gjithashtu, z. Gjonaj mori pjesë edhe në recepsionin e dhënë me këtë rast nga Instituti Japonez për Investimet e Huaja (JOI).